Rozë

“Pse pranove Luanën, kur nuk është këngëtare?”, flet Bujar Qamili

Luana Vjollca dhe Bujar Qamili

“Mi dhe flakë mallit tim”, është kënga që shkodrani Bujar Qamili risolli tre vite më parë me Luana Vjollcën.

Kënga është pritur shumë mirë dhe deri më tani numëron mbi 17 milionë klikime në Youtube.

Mirëpo për këtë projekt ka pasur kritika të shumta për bashkëpunimin me Luanën.

Ditën e sotme, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se edhe nëse do t’i jepej sërish mundësia do ta pranonte Luanën, pasi ajo është e veçantë.

“Në rastin tim, ajo këngën e ka bërë për qejf. Kush është ai që nuk e pranon Luanën. Edhe po të mos ishte kjo që është, unë këngën do ta kisha bërë. Kënga është bërë për qejf, Luana këngën nuk e ka bërë për tu bërë këngëtare, po për ta pasur për vete, ta dëgjonte në makinë, e ka bërë për qejf. Edhe unë do ta bëja sërish këngën se është Luana në mes”, tha Bujari.

Ndryshe, Luana ka kohë të gjatë që nuk ka sjellë ndo një projekt të ri muzikor.

Por, ajo ka premtuar se shumë shpejtë do të shohim në ekran në moderimin e një program televiziv./SHQIP.com