Sport Ndërkombëtar

Pse Ozil – nuk kishte pranuar të zbriste pagën te Arsenali?

Mesut Ozil

Gjatë përiudhës së pandemisë – në vitin 2021, shumë skuadra evropiane kishin bërë ulje të pagave të futbollistëve – për shkak të krizës financiare.

Një gjë të tillë kishte bërë edhe Arsenali, por Mesut Ozil – kishte refuzuar të ulte të ardhurat e tij, ani pse ka qenë futbollisti më i paguar në skuadër.

Menaxheri i mesfushorit gjerman, Erkut Sogut – në një intervistë për Arsenal Fan TV – ka ka treguar pse Mesut nuk pranoi diçka të tillë.

Mesut Ozil Must Fire in Big Games, Says Jens Lehmann | Football News
Mesut Ozil – sa ishte pjesë e Arsenalit

“Me uljen e pagës më pyeti ‘Ku po shkojnë paratë?’ Mesut donte garanci nga klubi se nuk do të pushonin askënd, por edhe kjo drejtues do të kishte shkurtim të pagave. Nëse kjo garanci do të jepej dhe do të nënshkruhej, ai do të kishte marrë më shumë se një shkurtim. Tridhjetë për qind. Ai donte të dinte se ku po shkonin paratë”, tha ai fillimisht.

Sogut – po ashtu shtoi se “nëse ishte për të blerë një lojtar tjetër, ai nuk donte ta bënte. Nëse ishte për të siguruar vendin e punës, ai donte ta bënte”.

Mesut Ozil scores superb goal after 30-yard sprint
Mesut Ozil

Ozil – ishte larguar nga Londra – në vitin 2021 – duke iu bashkuar Fenerbahçes.

Te skuadra turke – ai është paraqitur në 22 ndeshje të këtij sezoni, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë.

Por, për momentin është i suspenduar nga skuadra – për arsye të panjohura. /Shqip.com