Rozë

Pse nuk u riktheve në shtëpinë e Big Brother? Maestro zbulon si qëndron e vërteta

Maestro ka disa javë që është eliminuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ai në “Shqipëria Live” është pyetur se pse nuk është rikthyer në shtëpi- si katër banorët tjerë dhe ky i fundit dha një përgjigje të prerë.

“Unë e mora vendimin tim prej shumë kohësh, që nuk do kthehesha. Unë jam i lumtur që solla hare dhe gëzim në shtëpi. Emri im akoma lakohet në shtëpi”, tha Armaldo.

Ai tha se mendon që fitues i këtij edicioni do të jetë Luizi, por nëse jo ai shpreson në Dean ose Kiarën të cilat janë që nga fillimi.

“Mendoj se do ta fitojë Luizi. Ndërsa për vajzat nuk mund të them se kanë bërë lojë të fuqishme, përveç Oltës. Kiara dhe Dea kanë pak a shumë të njëjtin karakter, njëra prej të dyjave nëse se fiton Luizi”, tha Armaldo.

/Shqip.com