Rozë

Pse nuk publikon foto me Sarën? Kështu përgjigjet Dj PM

Sara dhe PM

Sarah dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të komentuar që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Dyshja u përfol që nuk do të zgjasë lidhjen e tyre, pasi ata janë duke e bërë vetëm për show.

E pyetje të tilla janë duke iu adresuar ende çiftit edhe një vit pas largimit nga Big Brother – për të cilat tashmë PM ka vendosur të përgjigjet.

“Përse nuk nxjerr foto me Sarah.. për ti treguar botës sa e don”, ka pyetur një ndjekës, dhe përgjigjja e PM është një nga më të ëmblat.

“Se e din ajo sa e dua unë pa foto hiç, se nuk ka nevojë me nxjerr foto për ti treguar sa e dua, se ajo e din sa e dua unë”, ka thënë PM.

Ndryshe dyshja nuk kanë treguar se a kanë ndonjë plan për fejesë, duke iu shmangur kësaj përgjigje./SHQIP.com