Lajme Botë

Pse nuk ekziston shteti palestinez?

Pse nuk ekziston një shtet palestinez? Është një pyetje që po e bëjnë shumë, ndërsa Izraeli vazhdon luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj sulmit të paprecedentë të nisur më 7 tetor kundër shtetit hebre nga militantët e grupit fondamentalist islamik, të futur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në listën e organizatave terroriste.

Një përgjigje e shpeshtë është se palestinezët nuk kanë një shtet sepse Izraeli ua hoqi atë, ua mohoi ose i pengoi të ndërtonin një të tillë: por është një përgjigje e pasaktë dhe jo e plotë, megjithëse fituesi izraelit i çmimit Nobel për Paqe, Shimon Peres e pranoi që palestinezët ishin “mëkati fillestar” i Izraelit.

Për fituesin e çmimit Nobel, ish-ministër i jashtëm dhe ish-kryeministër – e vetmja rrugë që duhej ndjekur ishte t’i jepte një shtet armikut. Por, kur Arafati e pati rastin, ai reagoi duke nisur Intifadën e Dytë.

“Në vitin 1896 – shpjegoi Peres – kur Theodore Herzl, krijuesi i Sionizmit, shpiku parullën “një popull pa tokë shkon në një tokë pa popull”, tashmë kishte një popull në atë tokë, arabët. Palestina konsiderohej tokë e pabanuar ku do të shkonin hebrenjtë, mirëpo aty jetonte një popull ata që edhe sot e kësaj dite janë në konflikt me hebrenjtë. Lufta për territore, për tokë, për shtet – vazhdon!/ La Repubblica

/Shqip.com