Rozë

Pse i prishen raportet Andi me Atdheun?

Andi dhe Atdheu

Moderatori, Andi Artani ka arritur që ta mbajë famën edhe pas daljes nga emisioni “Për’puthen”.

Ai së fundi ka qenë i ftuar në ‘Prive’ ku i është përgjigjur pyetjeve në rubrikën 60 sekonda.

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me Atdhe Xheravinën të cilët kanë qenë miq të mirë.

“Shoqërisë me Atdheun çka i ndodhi?, ishte pyetja të cilës Andi iu përgjigj duke thënë: “Palidhje u kon e din ai vetë”.

Andi ka lenë përgjigjën me kaq duke mos dhënë detaje me tepër.

Në anën tjetër, as Atdheu nuk ka treguar se pse dyshja nuk flasin më me njërin-tjetrin.

Andi është i angazhuar në Prishtinë më projekte dhe në rolin e moderatorit, ndërsa Atdheu në Tiranë./SHQIP.com