Rozë Ndërkombëtar

Pse Harry Styles e anuloi koncertin e tij në Kopenhagë

Harry

Harry Styles po shëtit botën për shkak të turneut të tij botëror, nga i cili po takon shumë fansa dhe po le shenjë nga do që shkon.

E dje, këngëtari nga Anglia kishte të planifikuar një koncert në qytetin e Kopenhagës, por i cili shumë shpejt u anulua.

Harry Styles ka anuluar koncertin e tij në Kopenhagë pasi disa njerëz u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare pranë lokalit.

Disa orë para se ai të dilte në skenë, të shtënat shpërthyen në një qendër tregtare, njoftoi Policia e Kopenhagës në një deklaratë në mediat sociale të dielën.

Pasi dëgjoi për këtë tragjedi, Styles shpejtë mori vendimin të anulonte koncertin dhe të shkruante fjalë ngushëllimi në Twitter për familjet e prekura.

“Unë jam zemërthyer së bashku me njerëzit e Kopenhagës. Unë e adhuroj këtë qytet. Njerëzit janë kaq të ngrohtë dhe plot dashuri.”

“Jam i shkatërruar për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të lënduarit. Më vjen keq që nuk mundëm të jemi bashkë. Ju lutemi kujdesuni për njëri-tjetrin.H”, ka shkruar ai.

E shumë pyetje lindën menjëherë pas incidentit se a do të ketë kompenzim të koncertit në kohët në vazhdim, por akoma askush nga ekipi i Harryt nuk ka dhënë ndonjë përgjigje definitive. /SHQIP.com