Teknologji

Pse Google hoqi dorë nga prodhimi i dy telefonave?

Thashethemet se Google po punonte në dy telefona inteligjentë të palosshëm gjatë këtyre muajve të fundit, rezultojnë të vërteta.

Mirëpo gjiganti i madh amerikan, vendosi që të merret me prodhimin e vetëm njërit prej tyre, modelit të palosshëm të Pixel.

Telefoni që u anulua të prodhohej me sa duket “nuk ishte mjaftueshëm e mirë”, prandaj u anulua dhe nuk doli kurrë në treg.

Ekipi mendoi se duhej të lansonte vetëm pajisje që janë mjaft të mira ose më të mira se ato që janë tashmë të prodhuara.

Fatkeqësisht, ky lloj rrëfimi, i regjistruar si pjesë e podcast-it zyrtar të Google Made by Google, nuk përmban më shumë detaje rreth kësaj pajisjeje.

Pra, ne nuk e dimë nëse kishte të njëjtin faktor të formës si Pixel Fold, ose nëse, ndoshta, ai shkoi në rrugën e ‘rrokullisjes’ në vend të kësaj.

Mund të mos e dimë kurrë, por çështja është se ekipi i zhvillimit të gjigantit të kërkimit e konsideroi Pixel Fold pajisjen më të mirë nga të dyja, dhe kjo është arsyeja pse ai jetoi dhe tjetri jo.

/Shqip.com