Rozë

Pse e anuloi Elvana Gjata koncertin e saj në Luzern?

Elvana Gjata

Elvana Gjata është një ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare, dhe një ndër më të kërkuarat sa i përket eventeve të ndryshme verore.

E këto evente nuk kanë fund për Elvanën çdo verë, mirëpo si duket për një ndër ta këngëtarja u detyrua ta anulojë.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja pasi postoi një foto në InstaStory duke shkruar:

“Na vjen shumë keq, por koncerti në Avalon Luzern nuk do të mbahet sonte. Shkaqe shëndetësore e bëjnë të pamundur mbrëmjen e sotme, por do të përpiqemi për të caktuar një datë të ardhshme sa më të afërt”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Elvanës ishte dueti me Dhurata Dorën “GAJDE” i cili u pëlqye shumë nga publiku./SHQIP.com