Sport Ndërkombëtar

Pse dështoi “mjeshtri i driblimeve”?

Hatem Ben Arfa

Kur topi gjendej në këmbët e tij – mbrojtësve i dridheshin gjunjët.

Hatem Ben Arfa ishte futbollisti – që njëherë e një kohë i defrente publikun me artin e tij në fushën e gjelbër.

Dikur i përshkruar si një nga talentet më të vlerësuar në Francë, magjiku francez debutoi në Ligue 1 , Lyon në 2004, së bashku me një tjetër prej produkteve të klubit për të rinjtë, Karim Benzema .

Ai do të vazhdonte të luante për lojtarë si Marseille, Neëcastle United, Nice dhe Paris Saint-Germain në një karrierë që premtoi kaq shumë.

Por, kurrë nuk i arriti pritshmëritë që njerëzit kishin për të. Benzema u bë një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror, ndërsa Ben Arfa u ndal nga disa ish-klube të tij.

Arsyet e këtij dështimi për “The Sport Bible” i ka treguar ish-agjenti i tij, Frederic Guerra.

“Ai mund ta kishte fituar Topin e Artë, por etika dhe karakteri i tij i punës e penguan atë të arrinte majat. Hatemi tani është 35 vjeç, por do të jetë 17 vjeç gjithë jetën. Ai është një fëmijë”.

Teksa, shtoi se “ai është një djalë që nuk të kërkon kurrë asgjë, por gjithmonë të bën të ndihesh sikur i detyrohesh atij gjithçka. Ai nuk të jep respekt, por kërkon respekt. Ai të jep përshtypjen e simpatisë, ndjeshmërisë, por kjo është krejtësisht e rreme”.

Ben Arfa e djersiti fanellën e Llille në nëntë ndeshje të sezonës së fundit, pa arritur të lë ndonjë shenjë në fushën e gjelbër me gola apo asistime.

Por, pa mbaruar kampionati ai u suspendua nga skuadra – për shkak të problemeve që kishte me trajnerin Jocelyn Gourvennec.