Sport Ndërkombëtar

Pse Davids mbante syze kur luante futboll?

Edgard Davids

Edgar Davids është një nga emrat më të njohur në botën e futbollit.

Potenciali i tij në fushën e gjelbër ishte i madh.

Por, një fakt tjetër që e veçonte atë ishin syzet.

Ai mbante syze kur luante futboll, andaj për këtë dhe shumë arsye tjera, holandezi mbeti ikonik.

Edgar Davids (Ajax Amsterdam) | Voetbal

Ama, pse mbante syze në fushën e gjelbër?

Në vitin 1999 Davids u përball me një situatë tejet të vështirë.

Gjendja e tij shëndetësore ishte kritke, sepse para 4 viteve kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Ai mund të mos luante më kurrë futboll dhe duhej të operohej në syrin e djathtë për glaukoma.

Twitter 上的COPA90:"From Barcelona to Barnet… Edgar Davids had one hell of a  career! https://t.co/EA8CPiT9IK" / Twitter

Glaukoma është një sëmundje e syrit që rezulton në dëmtim të nervit optik dhe shkakton humbje të shikimit.

Asokohe, stafi i Juventusit dhe tifozët ishin ende të shqetësuar se “Pitbulli” do të mund të luante sërish.

Por, me një palë syze të vendosura, Edgar u rikthye përsëri

Përkundër kësaj “pengese”, David e pati një karrierë të suksesshme

Edgar Davids - Player profile | Transfermarkt

Ndër të tjera, ai u shpall katër herë kampion i Holandës me Ajaxin dhe një herë kampion i Evropës.

Teksa, edhe Scudetton e ngriti katër herë.

Ai mbetet një nga futbollistët më të veçantë të këtij sporti.