Rozë

Pse Capital T nuk flet për jetën e tij private?

Capital T është një ndër reperët më të njohur shqiptar, e gjithmonë ka qenë prezent në vëmendjen e publikut.

Mirëpo, ndonëse është shumë i lidhur me publikun, ai gjithmonë ka qenë më i “rezervuar” sa i përket jetës së tij private.

I ftuar në shtëpinë e “Top Albania Radio”, në emisionin “A Live Night”, këngëtari u ndal te jeta personale, ku shpjegoi se përse nuk do të ndajë me publikun historitë personale.

“Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time”, rrëfen artisti.

“Mendoj se si figurë publike ose si artist, me njerëz që nuk e kam konfidencën ose nuk e kam afërsinë, vendos një lloj barriere që nuk e lë ta shijoj 100% tim. Ky është ndryshimi i vetëm kurse në jetën e përditshme me njerëz që ka raporte familjare, shoqëri, jam shumë më ndryshe, shumë i hapur, shumë më i afërt, tregoj disa pjesë të mia që nuk i tregoj me të gjithë”.

“Ndërsa sa i përket pjesës së karakterit, personalitetit, jam njësoj dhe si njeri dhe si artist.”, shtoi reperi.

Dhe për në fund, , Capital T thekson se “ca gjëra private, duhet të mbeten private”. /SHQIP.com