Kulturë Kino

Pse “Avatar 2” po ju rikujton shikuesve filmin “Titanic”?

“E vetmja gjë që James Cameron e do më shumë se ujin është fundosja e gjërave në të”

Vazhdimi i Avatarit të vitit 2009, nga  James Cameron, filmdashësit i ka bërë të mendojnë për “Titanic-un”.

Pamje të Jake dhe Neytiri, në det duket se Avatar-in, e bënë të ketë ngjashmëri me Titanic, pasi që shumë nga komentuesit e kanë cilësuar si të tillë.

Një person kishte shpërndarë një foto të Kate Winslet si Rose Dawson me pamje të reja të trailerit të Avatarit, për të “vërtetuar” ngjashmëritë.

“Avatar: The Way Of Water”, prezanton Jake dhe Neytiri Sully dhe fëmijët e tyre, më shumë se një dekadë pas ngjarjeve të filmit të parë.

Traileri i ri i çon shikuesit poshtë valëve të oqeanit të mbushura me krijesa fantastike.

Pjesa vazhduese e filmit zgjatë rreth tri orë e 10 minuta.

“Avatar 2” shpreson t’i bashkohet një klubi elitar të filmave më të gjatë të Hollivudit, që ishin të suksesshëm në kinema, duke përfshirë Avengers: Endgame (tre orë e 2 minuta) dhe Cameron’s Titanic (tre orë e 14 minuta).

/Shqip.com