Lajme

PSD vendos katër batanije në vend të flamujve në ndërtesën e Qeverisë

Batanijet e vendosura nga PSD në ndërtesën e Qeverisë.

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion të premten para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke vendosur batanije në vend të flamujve, përcjell Shqip.com.

Aktivistët e kësaj partie, pas reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë, kanë vendosur batanijet si një mesazh për Qeverinë.

Aktivistët e PSD-së duke vendosur batanijet në ndërtesën e Qeverisë.

Ndërkaq, për krizën energjetike në vend dhe reduktimet e rrymës, PSD ka zhvilluar të enjten edhe një aksion tjetër te ndërtesa e KEDS-it.

Aty, aktivistët kanë vendosur një “çek” 20 milionësh që qeveria ka ndarë për subvencionimin e rrymës, si dhe kanë hedhur thasë me “para”./SHQIP.com