PSD tallet me Qeverinë: “Organizon festival” në lagjen luksoze ku e ka banesën Liburn Aliu
Publikuar:
(18.06.2022 17:04:42)
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka ironizuar me anulimin e festivalit “SunnyHill” në Prishtinë.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tani do të zhvillohet një festival tjetër, ai i Marigona Hill Festival, lagjen luksoze ku ka banesë ministri Liburn Aliu.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi të figurave kryesore të qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke u vendosur emra të ndryshëm.
“Biletat EARLY BIRD në shitje tani! Festivali i Marigona Hill! formacioni është publik. Merrni biletën tuaj për të përjetuar ditët më të paharrueshme të vitit 2022!”, ka shkruar Nushi.