Lajme

PSD: Së shpejti Këshilli Prokurorial do të jetë nën kontrollin politik

Partia Socialdemokrate

Partia Social Demokrate ka mbajtur një aktivitet tek NewBorn-i për të ‘denoncuar’ ndryshimet legjislative që kanë ndodhur në Kuvend për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj ka thënë se këto ndryshime paraqesin ndikimet e anëtarëve joprokuror në prokuroret.

“Me këto ndryshime vendimarrja mbi çështje të rëndësishme siç është zgjedhja e prokurorit, kryeprokurorëve të prokurorive do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët joprokurorë në këtë këshill. Keni parasysh së amendamenti i dorëzuar në leximin e dytë e vulos ndikimin e anëtarëve joprokuror karshi anëtarëve prokuror në këtë këshill”, tha Kukaj.

Sipas Kukajt,  këto ndryshime legjislative kanë vërejtje edhe nga Komisioni i Venecias dhe shoqëritë civile.

Kukaj thotë se shumë shpejtë Këshilli Prokuroria do të jetë nën kontrollin politik.

“Tash ky këshill shumë shpejt do të jetë në kontrollin politik të pushtetit të Kurtit. Ky cenim aq serioz i pavarësisë së këtij institucioni gjithnjë do të zhvillohet në dëm të drejtave fondamentale të njeriut”.

Tutje, Kukaj tha se ‘kapja’ e sistemit prokurorial që iu është bërë dje përmes ndryshimeve legjislative.

Lexo edhe:
Miratohet Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, MD-ja: Po jetësohen reformat në drejtësi

Me 60 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, dje  Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës./Shqip.com