PSD përmes peticionit kërkon shkarkimin e Hekuran Muratit, Nushi fton të gjithë të nënshkruajnë peticionin
Publikuar:
(30.06.2022 17:03:43)
Partia Social Demokrate e Kosovës, po kërkon shkarkimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.
Këtë shkarkim të Muratit, nga PSD-ja po e kërkojnë përmes një peticioni online.
Sekretari Organizativ i kësaj partie Nol Nushi ka ftuar të gjithë që të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Muratit.
“Ju ftoj që përmes nënshkrimit të këtij peticioni, ta kërkojmë dorëheqjen e këtij Ministri antiUCK” ka shkruar Nushi.
Sipas Nol Nushit, një ministër që mendon që lufta çlirimtare mund të zëvendësohet me mercenare që luftojnë për pare, nuk mund të jetë ministër i një shteti që ka dale pikërisht nga sakrifica e popullit e luftës çlirimtare.
Peticioni mund të nënshkruhet këtu./Shqip.com