Lajme

PSD me aksion para EULEX-it

Arkivistët e Partisë Social Demokrate të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para zyrave të EULEX-it.

Ata në rrethojat e EULEX-it kanë shkruar “JO në emrin tim”.

Nol Nushi nga kjo parti ka thënë se ata nuk janë kundër drejtësisë por janë kundër drejtësisë selektive.

“Këto vendime nuk janë vullnet i popullit e nuk duhet te jepën ne emër te popullit. Gjykata është e padrejte dhe duhet te ndryshohet. Drejtësia nuk guxon te jete selektive”, ka thënë Nushi.

Theksojmë se PSD gjatë ditës së shtune duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë protestë pasi që Gjykata Speciale e ka dënuar disa ditë më parë Sali Mustafën me 26 vjet burgim.

/Shqip.com