Lajme

PSD me aksion, deputetët e VV-së priten me medalje

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton EO. Aktivistë të kësaj partie, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj kanë vendosur një pankartë me mbishkrimin “Regjimi i Zajdenicës”.

Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.

“Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim  nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës”.

/Shqip.com