Lajme

PSD mban konferencë nesër, flasin për një rast të përdorimit politik të policisë nga ana e Vetëvendosjes

Partia Socialdemokrate

Partia Social Demokrate e Kosovës, nesër duke filluar nga ora 11:00 pritet të mbajnë një konferencë për media.

Sipas njoftimit nga ky subjekt politik do të flitet për një rast të keqpërdorimit të Policisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“I ftojmë të gjitha mediat që nesër në ora 11:00, në zyrat e PSD-së (rr. Bajram Kelmendi, Nr 68), të marrin pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku do të paraqesim para publikut një rast flagrant të përdorimit politik dhe të kundërligjshëm të policisë nga ana e partisë në pushtet” ka shkruar Natyra Kuçi.

Në këtë konferencë do të flasin kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtari i saj, Dren Kukaj./Shqip.com