Lajme

PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, “Zajednica” po bëhet mbiemri i tij

Partia Social Demokrate e Kosovës gjatë ditës së sotme përmes një aksioni simbolik e ka qujtur kryeministrin e Kosovës, “Albin Zajdenica”.

Ata kanë shkruar parullën “Albin Zajedinica” në disa pjesë të qytetit të Prishtinës.

Zgjim Hyseni, nënkryetar i PSD-së ka thënë se Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. “Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, ka thënë Hyseni.

Theksojmë se sot gjatë ditës, përmes një postimi në Facebook, PSD ka njoftuar se të shtunën do të ketë protestë duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lexo edhe:
PSD paralajmëron protestë: Marrëveshja e Ohrit e dëmshme për Kosovën

Sipas njoftimit, protesta do të fillojë nga ora 14:00.

Tutje, në njoftim ata thonë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

/Shqip.com