Lajme

PSD akuzon Qeverinë se po i “kryp” qytetarët me gënjeshtra

PartiaSocialdemokrate ka zhvilluar një aktivitet simbolik kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.  

Ata kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk kanë reaguar me kohë ndaj rritjes dhe se në këtë mënyrë i ka zhgënjyer edhe qytetarët.

Anëtari i këtij subjekti politik, Nol Nushi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës i ka gënjyer qytetarët me premtimet se në rast se ata merrnin pushtetin do të aplikonin politika sociale për popullin e Kosovës.

“Qytetarët janë dëshmitar të një rritje enorme të pothuajse të secilit produkt ushqimor. Jeta ka filluar të bëhet e shtrenjtë. Qeveria përballë kësaj krize kanë zgjedhur të heshtin. Është një produkt që nuk është shtrenjtuar kripa. Sepse qeveria është fabrikë e prodhimit të kripës. Na ka kripur për punësime familjare dhe qysh nuk shkojnë në negociata me Serbinë”,

“Në secilin qëndrim të tyre ata na kanë kripur. Ne po ua kthejmë kripën që kryeministri Kurti ua ka dhënë qytetarëve deri më tash”. Ka thënë Nushi. /Shqip.com