Lajme

PS e vendosur për amnistinë, Manja bën diversion: Gjejmë 90 vota në Kuvend

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur pas përfundimit të Kuvend, ku PS tërhoqi amnistinë penale.

Manja tha për mediat se PS nuk do votat as të Lulzim Bashës as të Rithemelimit, por votat e deputetëve të Kuvendit.

Ministri i Drejtësisë shtoi se mazhoranca do të marrë mbi 90 vota pro për miratimin e amnistisë penale.

Nuk kërkojmë votat as të Bashës as të askujt, kërkojmë votat e kuvendit, majtas e djathtas siç ka qenë tradita se amastia është akt mëshire. Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara. E kemi për detyrë të japim votën për këtë akt dëshire, humanizmi, janë 700 burra dhe gra që presin nga ky akt dëshire. Ka mbi 4 vite që ky parlament nuk ka bërë amnisti. Nuk dua votat e Lulzim Bashës me kusht. Dua votat e Kuvendit të Shqipërisë, të lexojnë ligjin. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetët të përgjegjës në atë sallë. Një pjesë të atyre kanë qenë shtysë që të sjellim një ligj”, tha Manja.

/Shqip.com