Lajme

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor

Testi i Maturës

Provimi i Maturës Shtetërore, këtë vit do të mbahet më 18 qershor 2022.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në njoftim.

MASHTI ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Ministria e Arsimit

Provimi i Maturës Shtetërore është një sistem i krijuar në lidhje me provimet përfundimtare të nxënësve (17, 18 ose 19 vjeç) në mbarimin e shkollës së mesme. 

Testi i Maturës

Kryesisht Provimi i Maturës i mundëson apo është kusht i regjistrimit në shkolla të larta e fakultete si dhe kusht i punësimit në nivele më të ngritura të ekonomisë dhe administrimit./Shqip.com