Lajme Botë

Protestuesit në Sri Lanka, notojnë në pishinën e rezidencës presidenciale

Sri Lanka

Qytetarët e Sri Lankës tash e disa muaj janë në protestë për shkak të krizës ekonomike.

Protestuesit së fundi, kanë arritur në Colombo dhe kanë hyrë në rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Nga disa pamje të siguruara nga BBC-ja, ata janë parë duke notuar në pishinën e rezidencës së presidentit.

Lexo edhe:
Protesta në Sri Lanka: Protestuesit hyjnë në rezidencën e presidentit

Qytetarët janë duke e kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit të tyre.

Ndërsa, disa burime nga mbrojtja e presidentit kanë thënë se ky i fundit është duke u mbrojtur nga njësi ushtarake./Shqip.com