Lajme

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe në drejtim të Qeverisë

Protestë para Qeverisë së Kosovës

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të Qeverisë së Kosovës gjatë marshit kundër vrasjes së grave, njofton Shqip.com.

Pas Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme, radha ishte për t’u marshuar para objektit të Ekzekutivit.

Lexo edhe:
Marsh protestues për vrasjet e grave, Sveçla: S’pajtohem me parullat “Ministria i ka duart me gjak”

Kjo protestë e zhvilluar sot, është mbajtur nën moton “Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”.

Protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrime të ndryshme duke kërkuar drejtësi e dënim të kriminelëve.

Të njëjtën e kanë bërë edhe dje në Ferizaj ku ngjyrë hodhën në drejtim të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj në protestën për vrasjen e 18 vjeçares, M.O., të dielën nga bashkëshorti I saj, Dardan Krivaqa që tashmë gjendet në paraburgim. /Shqip.com