Lajme

Proteston sindikata e QKUK-së, të pakënaqur me koeficientin e pagave

Pamje nga protesta e sindikatës

Sindikata e QKUK-së ka protestuar në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor.

Pakënaqësi ata kanë edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.

Protesta ka të bëjë edhe me emërimin e vendeve të punës sipas ligjit të ri.

Kujtojmë se para dy ditësh, kjo sindikatë kishte paralajmëruar mbajtjen e kësaj proteste.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të SH.S.QKUK me datë 03/04/2023 u vendos qe me dt 05.04.23 ne orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me paknaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shendetësor,paknaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave :shujtës ,rrezikshmërisë,stazhit të punës . Protesta do të mbahet para hyrjes së adminstratës qendrore të SHSKUK. Thrasim të gjithë të pa knaqurit për pejsëmarje në këtë protestë”, thuhej në reagimin e sindikatës së QKUK-së.

/Shqip.com