Lajme

Protestohet për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, gjatë ditës së sotme pritet të organizojë një marsh protestues për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Marshi nis nga Pallati i Drejtësisë duke filluar nga ora 10:00. Më pas marshi vazhdon në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 12:00 dhe vazhdohet me trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës. (Pallati i Drejtësisë/ Para Qeverisë).

Vitin e kaluar Policia e Kosovës kishte gjobitur aktivistët e Kolektivit “Marshojmë S’Festojmë” të cilët kishin hedhur ngjyrë në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ose siç njihet si Pallati i Drejtësisë.

Vetëm gjatë vitit 2022, janë raportuar 88 raste të përdhunimit, 87 raste të ngacmimeve seksuale, dhe 62 raste të sulmit seksual.

/Shqip.com