Lajme

Protestë para Ministrisë së Turizmit për të mbyturit – 11 persona mbyten këtë sezone

Bregdeti shqiptar

11 persona janë mbytur këtë sezon turistik në Shqipëri – në mesin e tyre katër fëmijë.

Kjo ka bërë që të këtë reagime të shumta në publik.

Siç raporton “EuroNews Albania” nisma “Thurje” do të protestojë këtë të premte para ministrisë së Turizmit për jetët e humbura që sipas tyre janë shkaktuar prej mungesës së vrojtuesve.

Nisma “Thurje” do të kërkojë kërkojmë heqjen e licensave për subjektet që nuk kanë roje detare sipas Nenit 7 të V.K.M-së ose largimin e ministres Mirela Kumbaro.

Lexo edhe:
Tragjedi në Durrës, i riu futet të shpëtojë nga mbytja 15-vjeçarët por zhduket vetë

Sipas Vendimi të Këshillit të Ministrave, çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojën bregdetare të kullave të vrojtimit./SHQIP.com