Lajme

Protestë në Veri, kërkohet largimi i Policisë së Kosovës

Pamje nga protesta në Veri

Disa qytetarë serbë në Veri të Kosovës kanë filluar të protestojnë afër urës së Bistricës pas plagosjes së serbit, M.J.

Protestuesit aktualisht po lëvizin në këmbë drejt urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar.

Ata po kërkojnë largimin e Policisë nga Veriu.

Në pankartat që po mbajnë serbët shkruan “Largohuni nga këtu”, “nuk i përkisni këtij vendi”, “Evropë, po shtien mbi ne”.

Ndërsa mëngjesin e sotëm në afërsi të urës është shfaqur tabela “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë mbi serbët”, shkruan portali Kossev.

Lidhur me plagosjen e M.J. dje janë arrestuar katër zyrtarë policorë. Tre prej tyre nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar tjetër policor po ashtu për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast.

Mënyra se si policia e ka trajtuar këtë rast është kritikuar nga Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ndërsa Inspektorati ka njoftuar për arrestimin e policëve.

Lajmi është në përditësim.

/Shqip.com