Lajme

Protestë masive në Prishtinë, pas dhunimit të 11- vjeçares nga 5 persona

Protesta në Prishtinë

“Përdhunës në burg”, “Mbrojtje për gra dhe vajza” janë disa nga parullat që po e shoqërojnë protestën që është duke u mbajtur në Prishtinë, pasi një 11 vjeçare është dhunuar ditë më parë në kryeqytet.

Në protestë shihet që janë grumbulluar një numër i madhe i personave, të cilët po kërkojnë drejtësi  që dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

Ndryshe, një vajzë e mitur është dhunuar dy seksualisht në Prishtinë nga pesë persona.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park të kryeqytetit dhe me pas janë bashkangjitur edhe të tjerët.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore./Shqip.com