Lajme Botë

Protestat në Iran, ekzekutohen dy persona

Irani vazhdon të praktikojë ligjin me vdekje, këtë herë duke ekzekutuar dy burra të cilët janë dënuar për vrasjen e një anëtari të forcave ushtarake gjatë protestave.

Vrasjet e fundit dyfishojnë numrin e ekzekutuar deri më tani në lidhje me protestat mbarëkombëtare.

Agjencia gjyqësore e lajmeve në Iran ka deklaruar sitën e sotme se: “Mohammad Mahdi Karami dhe Seyyed Mohammad Hosseini, autorët kryesorë të krimit që çoi në martirizimin e Ruhollah Ajamian, u varën mëngjesin e sotëm”.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mijëra njerëz në valën e demonstratave që filluan me vdekjen në shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit për shkeljen e kodit të rreptë të veshjes për gratë.

Që nga fillimi i lëvizjes së protestës, gjykatat kanë dënuar me vdekje 14 persona në lidhje me demonstratat, sipas informacionit zyrtar.

Mes tyre, katër janë ekzekutuar, dy të tjerëve u është konfirmuar dënimi nga Gjykata e Lartë, ndërsa gjashtë janë në pritje të gjykimeve të reja dhe dy të tjerë mund të apelojnë.

/Shqip.com