Lajme Botë

Protestat në Greqi vazhdojnë: Nuk ishte thjesht një gabim njerëzor

Për të tretën ditë rresht mijëra greke demonstruan në Athinë para parlamentit për të shprehur pikëllimin dhe zemërimin pas aksidentit tragjik ne luginën e Tebit në të cilën humbën jetën të paktën 57 persona, midis tyre 6 me origjinë shqiptare.

Nuk ishte një gabim njerëzor shkruanin disa prej pankartave që mbanin në duar, ndërsa kanë lëshuar edhe dhjetëra tullumbace të zeza në qiellin e kryeqytetit.

Punonjësit e hekurudhave, të cilët humbën gjithashtu kolegët, ndodhen ne greva të vazhdueshme prej ditës së aksidentit duke denoncuar uljen e kostove dhe investimet e pamjaftueshme në infrastrukturën hekurudhore, një trashëgimi e krizës ekonomike të Greqisë nga viti 2010 deri në 2018.

Protesta të tjera janë zhvilluar edhe në Selanik dhe qytete të ndryshme të vendit.

Kryeministri Mitsotakis  5 ditë pas tragjedisë ka kërkuar në postimin e përjavshëm të tij në rrjetin social Facebook një falje të madhe, si personale ashtu edhe në emër të të gjithë atyre që kanë qeverisur vendin prej vitesh  duke theksuar se – “Drejtësia do të hetojë shpejt tragjedinë dhe do të caktojë përgjegjësitë, raporton TopChanel.

/Shqip.com