Lajme

Protesta në Shqipëri, ambasada e SHBA-së bën thirrje për të ju shmangur tubimeve

Protesta në Shqipëri

Partia Demokratike ka thirrur sot shqiptarët në protestë kundër qeverisjes së kryeministrit, Edi Ramës.

Në lidhje më këtë ambasada Amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm gjatë kohës që do të mbahet protesta e paralajmëruar.

Përmes një njoftimi, ambasada i këshillon ata të shmangin turmat e mëdha dhe të monitorojnë mediat për përditësimet e fundit.

“Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.Veprimet që duhen ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime. Mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

Berisha ka deklaruar se largimi i kësaj qeverie është hapi i parë jetik dhe i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin./SHQIP.com