Lajme

Protesta në Graçanicë, policia njofton për bllokimin e rrugës

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si shkak i protestës së paralajmëruar për sot rruga kryesore në Graçanicë do të jetë e bllokuar.

Sipas njoftimit, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, policia do të ridrejtojë trafikun për automjetet.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta, të njëjtit të shfrytëzojnë rrugët alternative.

/Shqip.com