Lajme Botë

Protesta masive në Izrael pasi Netanyahu shkarkoi ministrin e mbrojtjes

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë rrugët anembanë Izraelit pasi kryeministri Benjamin Netanyahu shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes.

Yoav Gallant kishte folur kundër planeve të diskutueshme për të rregulluar sistemin e drejtësisë.

Në Jerusalem, policia dhe ushtarët përdorën topa uji kundër demonstruesve pranë shtëpisë së Netanjahut.

Në Tel Aviv, protestuesit që valvitnin flamurin bllokuan një nga autostradat kryesore për më shumë se dy orë, përpara se ata largoheshin nga policia.

Gallant është një ish-ushtar, i cili për javë me rradhë ka dëgjuar nga rezervistët që ishin të pakënaqur me ndryshimin e propozuar të ligjit.

Gallant u shpreh kundër ligjit të shtunën, ku tha se pjesëtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite ishin të zemëruar dhe të zhgënjyer.

Pasi u shkarkua, Gallant shkoi në Twitter për të riafirmuar, shkruan BBC.

“Gjendja e sigurisë së Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë misioni i jetës sime”.

Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid e përshkroi shkarkimin e zotit Gallant si “të ulët” për qeverinë.

“Netanyahu mund të pushojë Gallantin, por ai nuk mund të pushojë realitetin apo të pushojë popullin e Izraelit që po ngrihet për t’i rezistuar çmendurisë së koalicionit,” shtoi Lapid.

Sot në mëngjes, presidenti i Izraelit Isak Herzog i bëri thirrje qeverisë të ndalë reformat.

“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, ju bëj thirrje të ndaloni menjëherë procesin legjislativ. Sytë e të gjithë popullit të Izraelit janë mbi ju”, shkroi ai në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë gjithashtu se ishte thellësisht e shqetësuar rreth zhvillimeve dhe bëri thirrje për një kompromis.

Reformat përfshijnë plane që do t’i japin qeverisë kontroll vendimtar mbi komitetin i cili emëron gjykatësit.

Ata gjithashtu do ta bënin më të vështirë për gjykatat të hiqnin një udhëheqës që konsiderohej i papërshtatshëm për detyrën, gjë që ka zemëruar shumë njerëz që e konsiderojnë atë në interes të kryeministrit ekzistues, Benjamin Netanyahu, i cili përballet me një gjyq për korrupsion.

Netanjahu thotë se reformat janë projektuar për të ndalur gjykatat që të kapërcejnë pushtetin e tyre dhe se ato u votuan nga publiku në zgjedhjet e fundit.

/Shqip.com