Lajme

Protesta e opozitës në Shqipëri: Dhjetëra mbështetës të PD bllokojnë hyrjen e Kuvendit

Atmosfera para protestës ishte sinjal se ajo do ishte e qetë dhe pa tensione.

Sali Berishës iu mbyllen dyert e Parlamentit. Të njëjtin fat patën edhe deputet e përjashtuar;  Edi Paloka, Flamur Noka dhe Belind Këllici, të cilët tentuan të futen në sallën e seancave plenare, por u përballën me bllokadën e gardës.

Shkresa e tyre qe kërkonte te anulimin përjashtimit u refuzua nga Byroja.

Deputetët të cilët kaluan pragun e Parlamentit nisën shumë shpejt revoltën në parlament duke bllokuar foltoren dhe duke i rënë bilbilave.

Protestuesit në rolin e spektatorit ndiqnin përmes ekranit  shfaqjen që ndodhte në sallën e  seancave plenare. Bashkë me ta edhe Sali Berisha, raporton Top Chanell.

/Shqip.com