Rozë

Propozimi i veçantë i aktorit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Refugjatët ukrainas mbërrijnë në stacionin kryesor hekurudhor në Berlin, Gjermani, më 14 mars. (Odd Andersen/AFP/Getty Images)

Aktori dhe regjisori amerikan, Sean Penn, ka bërë propozimin e tij të veçantë që pushtimi rus në Ukrainë të marrë fund.

Penn ka deklaruar në llogarinë e tij personale në Twitter se “një miliarder mund t’i japë fund kësaj lufte në Ukrainë”, pasi ky miliarder mund të investojë në blerjen e avionëve luftarakë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore për t’ia dhënë Ukrainës, raporton A2News.

Konkretisht, ajo që propozon Sean Penn është blerja e “dy skuadroneve F-15 ose 16 (që do të thotë 12 avionë me teknologji më të mirë se MiG rusë) për aviatorët ukrainas”.

Sipas yllit të Hollivudit, një miliarderi ky investim do t’i kushtonte “afërsisht 300 milionë dollarë”.

Penn thekson gjithashtu se me “200 milionë dollarë të tjerë në mbrojtjen raketore” dhe me “disa shpenzime të shtuara për armë dhe mirëmbajtje, lufta mund të përfundojë”.

Vetëm një orë para këtij mesazhi të aktorit, Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën gjithashtu llogarinë e saj zyrtare në Twitter për të njoftuar se atyre u duheshin avionë amerikanë F-15 ose F-16 për të “arritur fitoren”./SHQIP.com