Pronari i vjetër thotë se u vu në lajthitje nga noterja dhe pronarët e rijnë
Lidhur më këtë Shqip.com ka provuar të marrë një përgjigje Spahiu, si pronar i ri në vend të Alidemës, por në numrin e telefonit të tij është përgjigjur një person tjetër, duke deklaruar se është vëllai i tij, dhe refuzuar të kaloj telefonin tek Spahiu.
“Jo, nuk jam Agimi, jom vëllai i vetë. Nuk e kom afër. Vallai pa autorizimin e tij nuk mundem”.
Ndërsa, Maloku si bashkëpronar, ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar të mos kontraktohet më.
“Tu kisha lut mos më kontakto më. A ka mundësi?”
Pronarët e vjetër, Lulzim dhe Aida Qerkini përmes një përgjigje me shkrim thonë se janë palë e dëmtuar, pasi ashtu sikurse Alidema janë vënë në lajthitje nga noterja Byqyti dhe pronarët e rijnë Maloku dhe Spahiu.
“Unë edhe një herë e përsërisë se me aneks- kontratën Lrp.nr.4419/2020 dhe Ref.nr.2417/2020 të datës 15.02.2022, e cila është përgatitur dhe përpiluar pa prezencën time nga noterja Valbona Murtezi Butyqi duke shkelur dispozitat ligjore dhe aktin noterjal, përveç që janë cenuar të drejtat e mija L. Q. janë cenuar të drejtat edhe të Krenar Alidema.
Unë jam palë e dëmtuar dhe jam vënë në lajthitje dhe mashtrim nga noterja dhe bashkëpunëtorët e saj.
Për këtë arsye kam angazhuar një avokat dhe do t’i përdori të gjitha mjetet juridike të cilat janë dispozicion për t’i mbrojtur të drejtat e mia të cilat janë cenuar nga lidhja e aneks -kontratës të lartpërmendur”, thotë Qerkini përmes e-mailit.
Për këtë, avokati mbrojtës i noteres nuk ka dashur të komentoj.
“Personat e tjerë për të cilët nuk kam autorizim unë nuk flas sepse nuk ma lejon kodi i etikës, derisa ti më thua me fol për deklarimet e tyre i bie me fol.. Unë të tregova nuk jam avokat i tyre për me mbrojt ose kundërshtuar për deklarimet e tyre. Ju i paskeni pyet ata është qëndrim i tyre, secili ka të drejtë me dhanë qëndrimin e vetë”.
Për lokalin, Alidema kishte kryer obligimin ndaj qiftit Qerkini, duke e bërë pagesën përmes tri urdhërpagesave.
Pagesa e parë ishte bërë në vitin 2020 në vlerë të 50 mijë eurove, e dyta në shkurt të vitit 2021 në vlerë të 180 mijë euro dhe e treta në tetor të po të njëjtit vit në vlerë të 20 mijë eurove, duke përmbushur ne tërësi obligimin sipas kontrate.
Për këtë, Alidema ka bërë kallëzim penal pranë Policisë së Kosovës me 23 maj, ndaj noteres pronarëve të rijnë si dhe Qerkinit si pronar paraprak.
Por, më pas ky i fundit është larguar nga kallëzimi penal, meqë kishte qenë po ai që e kishte informuar Alidemën dhe deklaruar se ishte keq informuar mbi gjendjen e tij.
Përmes këtij kallëzimi, ai pretendon se “në bazë të veprimeve të lartcekura ka dyshim të arsyeshëm se palët e dyshuara kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe mashtrimit të përcaktuar në bazë të Kodit Penal të Kosovës..”./Shqip.com