Lajme

Pronari i një fabrike në Ferizaj rrah punëtoren

Arrestim nga Policia

Një pronar i një fabrikë në Ferizaj është arrestuar pasi ka rrahur punëtorin e tij.

Siç raporton policia, punëtori ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit që më pas është dërguar në QKMF-në e kësaj komune për trajtim.

“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’./SHQIP.com