Kulturë

Promovohet libri me 600 mijë vargje të këngëve kreshnike

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se libri me 600 mijë vargje të këngëve kreshnike shqiptare promovohet në New York.

Libri ”Wild song, sweet song”, që kalon nëpër tingujt e kujtesës shekullore arbërore, i autorit Prof. Dr. Zymer Neziri dhe i botuar nga Universiteti i Harvardit, është promovuar në Universitetin Columbia të New York-ut”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas Ministrisë, një publikim i tillë shënon arritje për albanologjinë dhe kulturën e vendit, promovim të vlerave tona, si dhe ruajtje të trashëgimisë dhe identitetit tonë etnik.

/Shqip.com