Kulturë

Të premten promovohet libri “Katërdhetë e pak”, i poetes Vlora Ademi

Promovohet libri ‘Katërdhetë e pak’ i poetes Vlora Ademi
Promovohet libri ‘Katërdhetë e pak’ i poetes Vlora Ademi

Të premten, me datë 24 mars, nga ora 19.00, në KinoArmata, Artpolis organizon përurimin e librit “Katërdhetë e pak”, të poetes Vlora Ademi.

Për librin do të flasin Primo Shllaku dhe Agim Baçi nga Tirana, si dhe redaktori i librit, Gazmend Bërlajolli.

Promovimi do të realizohet nën moderimin e regjisores dhe aktivistes Zana Hoxha, poezitë nga libri “Katërdhetë e pak” do t’i lexoj regjisorja dhe aktorja, Melihate Qena, ndërsa për pjesën artistike, do të përkujdesen, Elikona Hysaj Shala bashkë me Astrit Stafai.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Fondit për Art Feminist i Artpolis, i cili përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

/Shqip.com