Kulturë

Promovohen 10 libra të ekonomisë dhe një monografi nga Muhamet Sadiku

Promovohen 10 libra të ekonomisë dhe një monografi nga Muhamet Sadiku
Promovohen 10 libra të ekonomisë dhe një monografi nga Muhamet Sadiku

Të hënën u bë promovimi i dhjetë librave të ekonomisë dhe i Monografisë “Komunikimi dhe bashkëpunimi Kroaci-Kosovë”, të autorit Muhamet Sadiku, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Në këtë promovim morri pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiç e cila e falënderoi profesorin Sadiku për punën e bërë.

Ish-student i Universitetit të Zagrebit, Melazim Koci tha se në Kroaci e kanë ndier vetën të privilegjuar gjatë studimeve.

Madje sipas tij, Universiteti i Zagrebit ka bërë atë që për Kosovën nuk e ka bërë askush.

“Urë ndërlidhëse është edhe pakica kroate në Kosovë, përkatësisht në Janjevë. Në periudhën 74-78 ishin diku 400 studentë. E them pa hezitim se në Zagreb e kemi ndjerë veten si në shtëpinë tonë. Madje të privilegjuar”, raporton EO.

“Zagrebi ka qenë vendi ku ne jemi shkolluar atëherë kur nuk kemi pasur universitet por edhe atëherë kur është hapur shkaku i deficitit të drejtimeve të caktuara. Universiteti i Zagrebit ka bërë atë që për Kosovën nuk e ka bërë askush. Shtypi kroat në periudhën ’81-’92 ishte kyç në paraqitjen e çështjes shqiptare”.

Halim Gjergjizi, profesor i ekonomisë u shpreh se Sadiku ndër autorët i cili ka ndihmuar shumë në afirmimin e mendimit ekonomik në Kosovë.

Sipas tij, libri “Ekonomia dhe shtetet e vogla”, do të mbetet nxitje për të bërë analiza të studimit ekonomik.

“Sot do të flasim diçka rreth librit ‘Ekonomia dhe shtetet e vogla’. Muhamet Sadiku është formuar ndër vite ndër autorët me kredibilë. Ai vazhdon të hulumtojë dhe botojë libra të reja”.

“Është ndër autorët i cili ka ndihmuar shumë në afirmimin e mendimit ekonomik këtu në Kosovë. Bazën e ka formuar si student i shkëlqyer këtu në Kosovë dhe në Zagreb”.

“Libri në fjalë do mbetet nxitje për të bërë analiza të studimit ekonomik. Pra libri ofron analiza dhe udhëzime shumë të çmueshme për këdo që dëshiron të dijë më shumë për ekonominë e shteteve të vogla”, tha Gjergjizi.

Autori i librave, Muhamet Sadiku ndër të tjera u shpreh se pa mbështetjen e miqve dhe bashkëpunëtorëve nuk do të ishte e mundur botimi i këtyre librave.

/Shqip.com