Lajme

Prokuroria tregon se çka është sekuestruar nga bastisjet në rastin “Brezovica”

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore në Ferizaj të enjten në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ka bastisur një numër të madh të autosalloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë, ndërkaq ka arrestuar 15 persona të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës të premten jepen detaje nga bastisjet dhe sekuestrimet që janë bërë.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore të DHKR-së, në bashkëpunim e koordinim me Gjykatën e Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njësitet e ATK-së, dhe njësitet e Doganës së Kosovës, kanë kryer kontrolle-bastisje në 21 shtëpi banimi dhe 11 objekte biznesi në lokacione të ndryshme si Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri.

Gjatë bastisjes, fillimisht janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërkaq më pas është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër.

Policia njofton se si dëshmi janë sekuestruar 8 armë të ndryshme me 76  fishekë, kalibër të ndryshëm, 2  shufra metalike, 22 vetura, 2 motoçikleta, 83,995 euro, 16 USB dhe dokumente të ndryshme.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Shqip.com