Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Aeroportit për keqpërdorim detyre për 7 vjet rresht

Aeroporti "Adem Jashari"

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve me inicialet B.N dhe D.M, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç njofton Prokuroria, nga muaji shtator 2011 deri në gusht të 2018, të pandehurit, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN”, nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.

“Aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy (2) të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale e Kosovës.

Tutje shtohet se me këto veprime dy të pandehurit, B.N dhe D.M, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, përfundohet në komunikatë./Shqip.com