Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër dy personave për fajde

Fajde / Ilustrim
Fajde / Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale R.J dhe H.D për fajde.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se të dyshuarit kanë dhënë fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale. Me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ‘’Fajdeja’’  nga neni 331  paragrafi 2 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde’’, nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim./Shqip.com