Rozë

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria e Shtetit i ka bartur Prokurorisë Themelore në Prishtinë kërkesën për të hetuar pajisjen me pasaportë diplomatike të disejnatorit Valdrin Sahiti.

Kjo është bërë e ditur nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.

“I mbetet institucioneve te drejtësisë te vlerësojnë nëse shitja e fustaneve konsiderohet interes i jashtëzakonshëm shtetëror”, ka shkruar Durim Berisha.

Ndryshe javë më parë në media ka qarkulluar një lajm se Valdrin Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike.

Në lidhje me këtë, Valdrini nuk ka bërë ndonjë deklaratë.