Lajme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor, keqtrajtuan një person sa ishin në detyrë

Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policor për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim trupor.

Policët në fjalë kishin ndaluar viktimën për shkak të një kundërvajtje në trafik dhe i kanë kërkuar që të paraqitet në stacionin policor për marrjen e dokumenteve.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Në stacionin policor të Fushë Kosovës, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje, e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarin L.H., në atë mënyrë që, përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të paraqitej në stacionin policor”, thuhet në komunikatë.

Pas arritjes në stacionin policor viktima është fyer dhe keqtrajtuar nga policët.

 “Viktima pasi kishte arritur në stacion, të njëjtin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer dhe cenuar dinjitetin e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në fytyrë e më pas me shkelma e grushte në pjesë të ndryshme të trupit”.

Ilustrim.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallën fajtor dhe të dënohen me ligj në bazë të veprave penale./Shqip.com