Lajme

Prokuroria nesër shpalos të gjeturat për vrasjen tronditëse në Gllogjan të Deçanit

Pamje nga vendi i vrasjes në Gllogjan të Deçanit

Prokuroria Themelore në Pejë ka paralajmëruar se nesër do të shpalosë të gjeturat e hetimit për njërën nga vrasjet më tronditëse të ndodhura në kompetencën territoriale të saj.

Në konferencën e paraparë, do të jetë vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ndodhur më 26 nëntor të vitit 2021.

Kujtojmë se, një predhë e plumbit që u gjet në veturën e të dyshuarve, Halil Mehmetajt dhe tre djemve të tij, Malsorit, Kastriotit e Kreshnikut, u dërgua për ekspertizë në Zvicër.

Raportet e arritura nga shteti Helvetik, do të tregohen poashtu në konferencën e nesërme.

Ndaj të dyshuarve, që vranë shoferin e autobusit – Gani Gjokajn, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj është mbajtur veç një seancë gjyqësore, në të cilën edhe janë dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë.

/Shqip.com