Lajme

Prokuroria në Shqipëri ju ndalon mediave që të publikojnë të dhënat e ekspouzuara nga hakerët

Sulm kibernetik

Policia e Shtetit ka nisur një hetim dhe ka lajmëruar mediat që të mos publikojnë asnjë të dhënë që publikohet nga hakerat.

Siç raporton TCh kjo ka ardhur pasi është publikuar posta elektronike e ish-drejtorit Gledis Nano dhe nëse publikohen këto të dhëna atëherë përbejnë vepër penale.

Po ashtu njoftohet se Prokuroria e Shqipërisë për herë të parë pranoi se publikimi i dokumenteve nga hakerët Iranian ka cenuar sigurinë kombëtare.

Për të zbatuar këtë vendim prokuroria i ka kërkuar njësisë C, njësia operacionale për luftën kibernetike por ka kërkuar edhe bashkëpunim me Agjencinë e komunikimeve elektronike si dhe autoritetin e medias audiovizive që të sigurohen që mediat audiovizie, të shkruara apo online si dhe në rrjete sociale të mos publikohen asnjë nga dokumentet.

Por në fakt neni 191 pika a e kodit të procedurës penale përcakton qartë se prokuroria nuk mund të ndalojë mediat të publikojnë të dhëna që tashmë janë bere publike. Ketë vendim e merr vetëm gjykata.

Gjithsesi akti i paprecedente i prokurorisë dëshmon ndjeshmërinë e lartë të të dhënave të e-mailit të ish-drejtorit të policisë, si dhe rrezikshmërinë faktike të sulmit të hakerave, ndaj sigurisë kombëtare./Shqip.com